Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 25 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Nacionalistët serbë agresivizojnë garën zgjedhore për veriun e Kosovës - Shesheli e Koshtunica premtojnë "pastrim etnik" të veriut me para - Edhe Vojislav Shesheli edhe Vojislav Koshtunica u premtojnë serbëve se do të përpiqen t'i blejnë pronat shqiptare në veri, me qëllim që të të zgjerojnë pushtetin serb atje
Tituj të tjerë:
"Deklarimet e zyrtarëve për vizitën e Koshtunicës - për gjynah" - Deklaron Ramush Haradinaj, AAK
Më shumë balancë mes serbëve dhe pakicave tjera
Rohan: Zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme
Të arrestuarit, pjesëmarrës në samitin islamik në Bosnjë-Hercegovinë
I burgosuri vdes në pritje të trajtimit mjekësor
"Express"
Shpërfillje totale - Yves de Kermabon dhe Pieter Feith po shpërfillin edhe institucionet e vendit, edhe mandatin e vet. Të dy Shefat, më 20 maj, kanë marrë një letër me porosi të qartë nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi për vizitat ilegale të zyrtarëve nga Serbia. Ai ka paralajmëruar se Republika e Kosovës do të veprojë vetë, nëse EULEX nuk e kryen detyrën që ka.
Tituj të tjerë:
Rrëfen në Amerikë - Pieter Feith ka shkuar në Amerikë, në një vizitë katërditëshe.
Prokurorët me probleme dhe lëvdata
Pamjet dhe realiteti - Opinion
Koment - N'kurth - Kryeministri Hashim Thaçi duhet të ngritet mbi ngjarjet ditore dhe mbi polemikat me Johanes van Vreeswijk që po e meremeton CV'në në Kosovë. Përshkrimi i vendit të tij të punës është shumë më serioz.
"Zëri"
EULEX-i "rrezikon" koalicionin - Haradinaj i AAK-së thotë se nuk ka kompromise për korrupsionin. Qeveria flet për stabilitet, kurse LDK-ja bëhet gati për zgjedhjet e brendshme
Tituj të tjerë:
Për një Kosovë ndryshe
Feith në SHBA prezanton Kosovën
EULEX-i kontrollon estradën - Afrim Muçiqi e Sabri Fejzullahu janë kontrolluar detajisht, edhe në të brendshme, nga doganierët e EULEX-it.
Kërkohet arrestimi i të paftuarve - Opozita akuzon institucionet që nuk po respektojnë Kushtetutën dhe integritetin e vendit
Editoriali - Letër Kryeprokurorit (u.d.) të EULEX-it
Opinione - Përbuzja e shtetit dhe e Kushtetutës
"Infopress"
Projektet miliardëshe - Sa peshojnë projektet kapitale që po realizohen nga Qeveria e Kosovës
Tituj të tjerë:
Zgjedhjet serbe, ilegale
Të pakoordinuar! - Mungesa e koordnimit mes Policisë së Kosovës dhe EULEX, ka bërë të mundur futjen pa problem, bile me truproja të armatosura, të Koshtunicës në Kosovë
Kosova ka shënuar progress
Shtohet numri i nxënësve që e braktisin shkollimin
Mbahet sekret norma e interesit për 407 milionë euro
Editorial - Vazhdon qeverisja stabile e PDK-së
"Epoka e Re"
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë udhëtuar për në Kuvajt - Në radhë Kuvajti - Krasniqi: Presim njohjen zyrtare ngë Kuvajti
Tituj të tjerë:
Opozita kërkon mbrotje të sovranitetit
Feith: Në Kosovë është arritur përparim i rëndësishëm
Sot kryetari i komunës së Beogradit Dragan Djilas e viziton Kosovën. Qëllimi i vizitës së tij është thënë të jetë shpërndarja e ndihmave humanitare në disa fshatra të banuara me serbë - Qeveria e Kosovës ia lejon vizitën Djilasit
"Bota Sot"
Shërbimet sekrete sllave dhe aksioni i armëve
Tituj të tjerë:
Ky është turp. Nuk do të duhej të ndodhte kurrë! - Walker kritikon kontrollimin e kryeministrit
Nuk na njohin që ta mbajnë peng sovranitetin në veri!
Huper: Të zbatohet Kushtetuta në Kosovë
Luigji i XIV, kryeprokuror i EULEX-it
Jemi fuqi më e madhe se e fqinjëve hegjemonistë - Editoriali
"Lajm"
Zyrtarët e Serbisë nuk e pyesin as EULEX-in për të hyrë në Kosovë - Shteti deri te ura!
Tituj të tjerë:
Editorial - S'ka kush t'i ndalë
Kosova shumë afër BERZH-it - Edhe një votë
Investimet e huaja në Kosovë, me rënie të vazhdueshme - Më pak investitorë
Komuna ende nuk di se kur do të largohen objektet në rrugën prapa Katedralës - Pas plan (Prishtinë)
"Tribuna shqiptare"
Kosova kërkon depërtimin në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare - Mision i suksesshëm
Tituj të tjerë:
Tiranë - Rama kërcënon sërish
Prishtinë - Krasniqi në Kuvajt
Shkup - Kritikojnë BDI-në
Zyrtarë të Serbisë hyjnë në Kosovë për fushatë parazgjedhore - EULEX i papërgjegjshëm
Sjellje e keqe e Serbisë
Shtrihet shqipja në diasporë
"Kosova Sot"
Intervistë me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi - 150 milionë euro në pikëpyetje
Tituj të tjerë:
Prishtina edhe sivjet pa ligj
Ballkanin e pret zhgënjimi në Sarajevë
Kapen mbi 130 mijë euro të falsifikuara, pesë nën pranga
Editoriali - Rrethi vicioz i Kosovës /s.d/