English

Patozi i përgjigjet Ramës: Kostën e rrëzuam se ishte kandidaturë politike

Tiranë, 25 Maj, NOA – “Rasti i zotit Kosta bën pjesë qartësisht në grupin e parë të kandidaturave politike dhe për këtë shkak u rrëzua nga Kuvendi. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë, pa as më të voglën mëdyshje, se e konsideron të papranueshme ngjitjen në kupolën e sistemit të drejtësisë të çdo kandidature politike

Kështu ka pohuar kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi pas shqetësimit të ngritur nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, lidhur me votimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

“Ne kemi votuar fshehur, se kështu e parashikon Kushtetuta, por e deklarojmë hapur arsyen politike të votës kundër. Më duhet të theksoj se ky standard, është sa transparent, aq edhe i patjetërsueshëm për mazhorancën”, tha në fjalën e tij Patozi.

Më tej, ai sqaroi se “mbajtja larg drejtësisë e personave me integritet të cenuar gjatë karrierës së tyre dhe të pozicionuar fort politikisht, është kontributi më i mirë për të ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit”.

n.e/NOA

KOMENTE