English

Pirateri - Në Roterdam Procesi I Parë Kundër Piratëve Somalezë

BRUKSEL, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Fillon sot në Roterdam, në Holandë, procesi gjyqësor i parë në Evropë kundër piratëve somalezë. Pesë piratët, të moshës ndërmjet 22 dhe 45 vjeç, u kapën nga një anije ushtarake daneze në Gjirin e Adenit, pranë Somalisë, ndërsa po sulmonin një anije mallrash holandeze, më 2 janar të vitit 2009. Marina daneze i dorëzoi ata në Holandë, ku të pestë mbahen të burgosur që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar. Nëse do të shpallen fajtorë, ata rrezikojnë deri në 12 vjet heqje lirie. /e.v/
KOMENTE