English

Policia gjen një çantë me eksploziv, evakuohet vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë

Tiranë, 25 Maj, NOA Update – Nuk ka mjaftuar krimi i dyfishtë i ndodhur në një qendër interneti në rrugën “Komuna e Parisit” mëngjesin e sotëm, por ai është shoqëruar edhe me një gjendje paniku në vendngjarje për shkak të gjetjes aty të një çante me eksploziv.

Kështu, burimet policore konfirmojnë në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët kanë mundur të identifikojnë një çantë me eksploziv, ndërsa janë duke punuar për neutralizimin e saj.

Kështu, ata kanë vendosur të largojnë nga qendra e internetit ku u krye krimi i dyfishtë të gjithë dëshmitarët, duke vendosur bllokime rrethuese përreth saj, e duke pritur të neutralizojnë lëndën shpërthyese.

Ende nuk dihet se kujt i përkiste nga dy viktimat kjo çantë, ndoshta edhe asnjërit prej tyre, gjithsesi, grupi hetimor është duke analizuar edhe detajet lidhur me këtë episod, i cili përfshihet brenda ngjarjes së rëndë e cila tronditi rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE