English

Pushimet në Turqi, 16 turistë rusë gjejnë vdekjen ndërsa udhëtonin

Antalia, 25 Maj, NOA – Ishin nisur për pushime në Turqi, duke dashur ta vizitojnë këtë vend të ngrohtë në prag të sezonit të ri të verës, por duket se nuk paska qenë e thënë që ta gëzojnë këtë moment relaksi.

Kjo pasi, turistët rusë kanë gjetur në Turqi vdekjen, ndryshe nga momentet e gëzuara, siç e kishin parashikuar.

Mëse 16 të vdekur dhe mbi 25 të plagosur mësohet të jetë bilanci i aksidentit tragjik që u ka ndodhur atyre ditën e sotme, ndërsa udhëtonin me një autobus nga Antalia drejt pjesës qendrore të Turqisë.

Mediat vendase bëjnë me dijeni se punonjësit e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë të plagosurit dhe kufomat nga vendi i aksidentit.

n.e/NOA

KOMENTE