English

Qeveria e re në Angli, mbretëresha hap parlamentin

Londër, 25 maj, NOA – Monarkja e Anglisë ka dhënë miratimin e saj për qeverinë e re të konservatorëve, duke orientuar dhe pikat ku qeveria duhet të fokusojë reformat. Mbretëresha Elizabetë II tha se prioriteti i qeverisë së re të koalicionit do të jetë reduktimi i deficitit dhe rivendosja e rritjes ekonomike.

Me atë që njihet si Fjalimi i Mbretëreshës, Elizabetë II e hapi formalisht në mënyrë tradicionale sesionin e ri parlamentar, duke i nënvizuar planet e qeverisë së re për kufizime buxhetore.

Kjo është qeveria e parë e koalicionit në Britani që nga Lufta e Dytë Botërore, u krijua nga marrëveshja mes Partisë Konservatore dhe Liberal Demokratëve pas zgjedhjeve të cilat nuk prodhuan fitues absolut.

Ulja e deficitit buxhetor prej 235 miliarda dollarë është një nga përparësitë e qeverisë së kryeministrit Dejvid Kamerun.

m.xh/NOA

KOMENTE