Bagdad, 25 Maj, NOA - Jo vetëm akuza për bomba atomike dhe bastisje ndaj popullit të tij. Por për ta turpëruar më shumë në sytë e botës, sidomos atë të bashkëatdhetarëve, përpara pushtimit në 2003 të Irakut, CIA kishte planifikuar të bënte një video ku ta nxirrte Sadam Huseinin si një njeri homoseksual.
Në këtë film tregohej sesi diktatori kishte marrëdhënie seksuale me një djalë, por Sadami i atij filmi ishte i rremë.
Planin sekret të CIA-s e zbuloi spiuni Jeff Stein, i cili e ka vlerësuar atë si një projekt qesharak.
“Dizejnuar nga ata që kanë punuar gjerësisht në Azi dhe Amerikën Jugore, por jo në Lindjen e Mesme. Historia e homoseksualit, u pëlqye nga CIA për ta diskretituar atë”, pohon agjenti 007.
n.e/NOA