English

Shëndetësi - Pirja Sa Më Pak E Lëngjeve Të Ëmbla Ul Tensionin Arterial

UASHINGTON, 25 maj /ATSH-AFP/ - Pirja e sa më pak pijeve të ëmbla, një nga burimet kryesore të sheqerit në regjimin ushqimor amerikan, zvogëlon tensionin arterial, njofton një studim i publikuar në gazetën "Circulation". "Rezultatet e këtij studimi të bëjnë të mendosh se konsumi i pijeve të ëmbla dhe me sheqer do të ishte një faktor i rëndësishëm në strategjinë dietetike për uljen e tensionit arterial dhe për të zvogëluar më tepër rrezikun e prekjes nga sëmundje që rrjedhin nga hipertensioni", shpjegoi Liwei Chen, pedagog në fakultetin e shëndetit publik të Universitetit të Luizianës, në jug, autor kryesor i këtyre punimeve. "Ai theksoi se një rënie prej tre shkallës e tensionit sistolik të gjakut sistolik pritet të sjellë një rënie prej 8 për qind të vdekshmërisë nga një goditje cerebrale dhe 5 për qind të sëmundjeve koronare. Por, ulje të tilla të tensionit sistolik mund të arrihen duke zvogëluar konsumin e pijeve të ëmbla në dy gota në ditë, shtoi ai. Këta shkencëtarë analizuan të dhënat e marra nga një grup prej 810 personash të moshës 25 deri 79 vjeç, tensioni arterial i të cilit përpara studimit ishte 12-8 dhe 13,9-8,9 i konsideruar si limit dhe rreth 14-9 dhe 15,9-9,9 i quajtur si hipertension i fazës së parë. Gjatë këtij studimi 18-mujor, pjesëmarrësit u përqendruan në përpjekjet për rënien në peshë dhe për zvogëlimin e tensionit arterial duke bërë ushtrime dhe duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm. Në fillim të studimit, ata pinin mesatarisht një çerek litri pijesh të ëmbla në ditë. Në fund të studimit, ata pinin mesatarisht vetëm gjysmën e kësaj sasie në ditë. Ky zvogëlim i konsumit të pijeve të ëmbla shoqërohet me një rënie të ndjeshme të tensionit sistolik dhe diastolik, bëjnë të ditur autorët e studimit. /I.Pu.
KOMENTE