Sport-Futboll/ Polonia U-21 Shpall Listën Për Miqësoren Ndaj Shqipërisë U-21
- Miqësorja do të luhet më 26 maj ora 17:00 në stadiumin "Loni Papuçiu" të Fierit -.
TIRANË, 25 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ - Shqipëria U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Poloninë e kësaj moshe, më 26 maj. Trajneri i Polonisë, Andrzej Zamilski, ka publikuar edhe listën e lojtareve që do të luajnë në stadiumin e Fierit, "Loni Papuçiu" në orën 17:00.
Ndërsa Kombëtarja shqiptare U-21 zhvilloi dje një miqësore me vllazninë U-19 në Kavajë ku fitoi me rezultatin 2-1.
Sipas FSHF-së, "takimi ndaj Polonisë do t'i shërbejë trajnerit Artan Bushati për të parë formën e lojtarëve përpara ndeshjes së fundit në grup për fazën eliminatore të kampionatit Europian ndaj Azerbajxhanit në 4 shtator".
Deri tani Shqipëria U-21 në eliminatoret e Euro 2011 ka humbur jashtë fushe 5-2 me Skocinë, 3-1 me Austrinë dhe 4-2 me Bjellorusinë. Ndërsa në fushën e saj "Shpresa" ka humbur 1-0 me Skocinë në "Ruzhdi Bizhuta", ka fituar 1-0 me Azerbajxhanin në "Niko Dovana", ka barazuar 2-2 me Austrinë në "Qemal Stafa" dhe ka humbur 1-2 me Bjellorusinë në "Selman Stërmasi".
Shqipëria U-21 renditet në vendin e 4-t në grup, në kuotën e 4 pikëve, me 9 gola të shënuar dhe 17 të pësuar. Një ditë përpara miqësores së ekipit Kombëtar U-21 do të zhvillohet edhe miqësorja e Kombëtares së drejtuar nga Josip Kuzhe, në Podgoricë, ndaj Malit të Zi.
- Lista e përfaqësueses U-21 të Polonisë:
Portierë:
Grzegorz Sandomierski (Jagiellonia Bialystok), Michal Gliëa (Polonia Varszava)
Mbrojtës:
Mateusz Pielach (Avia Sëidnik), Adrian Basta (Polonia Bytom), Michal Steinke (Polonia Slubice), Lukasz Burliga (visla KrakóV), Bartosz Rymaniak (Zaglebie Lubin)
Mesfushorë:
Mateusz Klich (Cracovia Krakóv), Mateusz Cetnarski (GKS Belchatóë), Kami Pozniak (GKS Belchatóv), Jacek Kielb (Korona Kielce), Marcin Pietrovski (Lechia Gdansk), Adam Banasiak (Legia Varszava), Ariel Borysiuk (Legia Varszava), Szymon Matuszek (Piast Glivice)
Sulmues:
Jakub Kaszuba (Cracovia Krakóv), Kamil Grosicki (Jagiellonia Bialystok), Daniel Maka (Polonia Varszava)./n.m/