Milano, 25 Maj NOA - Është Steven Gerard ëndrra e Moratit për të forcuar ekipin e Interit sezonin e ardhshëm.
Është bërë e ditur se për sa i përket vlerës së tij, diçka e tillë nuk është një problem, kjo pasi me fitimin e Ligës së Kampionëve, në klubin zikaltër ka ardhur një burim tepër i madh parash.
Me anë të tyre vetë presidenti i Interit kërkon të bëjë një investim tepër të rëndësishëm në këtë skuadër.
Emri më i përfolur është pikërisht ai i mesfushorit të Liverpulit Gerard. Kjo tratativë është e mundshme duke parë se vetë klubi anglez është i disponueshëm për ta lënë të lirë kapitenin e saj.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se një objektiv tjetër i zikaltërve është dhe mesfushori tjetër i Liverpulit, Javier Mascherano, ku ky i fundit pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit e ekipit.
r.b/NOA