Tajlandë - Mandatarrest Kundër Ish-Kryeministrit Thaksin Për Terrorizëm
BANGKOK, 25 maj /ATSH-AFP/ - Një gjykatë tajlandeze vendosi sot të lëshojë një mandatarresti për terrorizëm kundër ish-kryeministrit në mërgim Thaksin Shinawatra, pas akteve të fundit të dhunës që tronditën mbretërinë, njoftojnë burime zyrtare.
"Një gjykatë miratoi kërkesën e departamentit të hetimeve të posaçme, DSI, duke shtuar se ekzistojnë "prova të mjaftueshme" për arrestimin e Thaksinit.
Kryetari i qeverisë (200-2006) ka përgënjeshtruar së fundi të ketë qenë "kreu i terroristëve" dhe të ketë penguar bisedimet mes qeverisë dhe "këmishëkuqve", të cilët manifestuan për më tepër se dy muaj për të rrëzuar qeverinë e Abhisit Vejjajiva.
Thaksin, idhulli i shumë "këmishëkuqve", është rrëzuar nga pushteti në vitin 2006 nga një grusht ushtarak shteti. Që prej atëherë ai jeton në mërgim për t'i shpëtuar një dënimi me dy vjet burg për korrupsion.
Kriza në tërësi, e theksuar me akte të shumta dhune, shkaktoi 88 të vdekur dhe 1 900 të plagosur.
/I.Pu.