Tirane : Burri Vret Ish Gruan Dhe Me Pas Veten
N
TIRANE 25 Maj/ATSH, M.Shkurta/- Një burrë ka vrarë me automatik ish gruan e tij dhe më pas ka qëlluar veten, në një nga lagjet e Tiranës sot rrreth orës 08.00 në një pikë interneti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Komuna e Parisit dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Viktima sipas policisë quhet Arjana Shyti, rreth të 45 tave dhe mësohet se cifti kishet dy vjet që ishte ndarë. Të dhënat e para bëjnë të ditur se autori i krimit është Koço Shyti, rreth të 55-tave.Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes policia ka gjetur në cantë dhe një kallëp tritoli. Menjëherë është bërë evakuimi i zonës./a.gj/