English

Toena Boton Kryeveprën E Letërsisë Arabe "Një Mijë E Një Net"

TIRANË, 25 Maj/ ATSH- Suada Daci/.- Kryevepra e letërsisë arabe "Një mijë e një net", është hedhur në treg nga Shtëpia Botuese Toena. E ndarë në tre vëllime "Një mijë e një net" vjen e përkthyer në shqip nga përkthyesja Sonila Kapo. Zanafilla e kësaj përmbledhjeje me titull "Një mijë e një net", ashtu si dhe sfondi i saj historik, që i shërben si kornizë, janë me origjinë indiane, megjithëse ekziston tashmë një version edhe në arabisht që i përket shekullit IX. E pasuruar dhe e përpunuar në vazhdimësi përgjatë shekujve, kjo përmbledhje arriti të merrte vetëm ne vitin 1400 formën në të cilën e kemi sot. Sipas drejtoreshes se Shtepise Botuese Toena, Irena Toçi, "Një mijë e një net" është ndoshta përmbledhja më e jashtëzakonshme e historive e të gjithë letërsisë. Ky libër kushton 1600 lekë dhe mund të blihet në të gjitha libraritë e kryeqytetit. /a.ke/
KOMENTE