English

Turqi - Të Paktën 16 Turistë Rusë Humbin Jetën Nga Një Aksident

ANKARA, 25 maj /ATSH-AFP/ - Gjashtëmbëdhjetë turistë rusë mbetën të vdekur në një aksident automobilistik në provincën mesdhetare të Antaljas, Turqi, njoftoi sot për agjencinë turke të lajmeve, Anadolli, zëvendësguvernatori i provincës Mehmet Seyman. "Të paktën 16 kanë vdekur dhe rreth 25 të tjerë janë plagosur", deklaroi Seyman. Autobusi me të cilin udhëtonin turistët doli nga rruga në momentin kur po kalonte n një urë dhe ra në një luginë lumore, theksoi agjencia turke e lajmeve, Anadolli./ /i.p/
KOMENTE