English

Vizitorë të pazakontë në ministrinë e Punës, fëmijët “llogari” ministrit

Tiranë, 25 Maj, NOA – Gjatë një takimi që zhvilloi sot me një grup fëmijësh të shkollës 9-vjeçare “Viktor Hygo”, ministri i Punës Sociale Spiro Ksera, u është përgjigjur të tyre për punën që bëjnë institucionet për fëmijët, të varfrit, të papunët

Para vizitorëve të pazakontë në zyrën e tij, ministri i njohur fëmijët me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të një institucioni, siç është ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

“Zgjodhëm Ministrinë e Punës, - u shpreh njëri nga fëmijët, - pasi mendojmë se është një institucion jo vetëm i rëndësishëm, por sepse trajton edhe problemet e fëmijëve”.

Ndër të tjera, fëmijët i drejtuan ministrit Ksera edhe shumë pyetje që kishin bënin jo vetëm me mënyrën se si funksionon ministria dhe detyrat e tij si drejtues i saj, por edhe me atë që po bën ministria për fëmijët e varfër dhe veçanërisht fëmijët e rrugës, fëmijët që i përkasin pakicave, për të papunët etj.

“Nesër do të jeni ju që, me dijet dhe punën tuaj do ta çoni vendin edhe më përpara dhe që do të bëheni zyrtarë të aftë të institucioneve të vendit”, u është drejtuar Ksera fëmijëve.

n.e/NOA

KOMENTE