English

Vrasja e emigrantit në Athinë, Komiteti i Helsinkit çon çështjen në Strasburg

Tiranë, 25 Maj, NOA – Vrasja e një emigranti shqiptar në vitin 2004, në mes të një lokali në qendër të Athinës, tani është një çështje me të cilën do të merren autoritetet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pas dërgimit pranë saj nga Komiteti i Helsinkit.

Bëhet fjalë për vrasjen e të ndjerit Luan Bërdëllima, vëllai i të cilit që ishte dëshmitar okular i ngjarjes, akuzoi një polic si autor të krimit.

Rasti në fjalë bëhet me dijeni se është përfaqësuar në shtetin grek nga Observatori i Traktatit të Helsinkit (OGTH), i cili përcjell në një deklaratë disa nga shkeljet flagrante të konstatuara në procesin gjyqësor të zhvilluar në Greqi lidhur me të.

Kështu, ky organizëm citon “zvarritjet procedurale dhe mangësitë në zhvillimin e hetimeve, përjashtimi i të afërmve të viktimës si paditës civilë në procesin penal, mosdënimi i fajtorëve, cënimi i së drejtës për t’u informuar me vendimet gjyqësore duke u privuar nga e drejta e apelimit në Gjykatën e Lartë etj”.

Ndërkaq, Observatori Grek për Traktatin e Helsinkit, në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit po punojnë për të krijuar të gjitha lehtësitë e nevojshme në zhvillimin e procedurave të duhura në shtetin grek, për krimin në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE