Afganistan - Shpërthim Përpara Një Baze Në Kandahar, Nuk Ka Viktima
KANDAHAR, 26 maj /ATSH-AFP/ - Një autobombë shpërtheu sot në Kandahar, bastion i talebanëve, pranë një baze civilo-ushtarake të mbajtur nga amerikanët, sidoqoftë pa shkaktuar viktima, njoftoi AFP-në një zyrtar i lartë i policisë për të gjithë jugun e Afganistanit.
"Nuk ka patur viktima", deklaroi gjeneali Mohamad Shafiq Afzali.
Autobomba shpërtheu në parkingun e Provincial Reconstruction Team (PRT), misioni civil i ngarkuar me projekte të zhvillimit dhe rindërtimit në kuadrin e trupave ndërkombëtare.
Njëmbëdhjetë makina janë dëmtuar nga shpërthimi.
Forcat ndërkombëtare, të drejtuara nga NATO-ja, më tepër se dy të tretat e të cilëve përbëhen nga ushtarë amerikanë, po ndërmarrin operacione në Kandahar dhe në rajon. Pjesa më e madhe e përforcimeve perëndimore pritet këtë verë, kur kontingjenti i huaj në Afganistan të rritet nga 130 000 në 150 000 trupa, njoftojnë zyrtarë ushtarakë perëndimorë.
/I.Pu.