Kurbin, 26 Maj 2010 NOA – Dy persona, atë e bir, dyshohen se janë protagonistë të një rrëmbimi i cili po precipiton edhe në këto momente, bëjnë të ditur burime policore të cilave i referohet korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja e ka pikënisjen në zonën e Kurbinit, ku një burrë dhe djali i tij kanë rrëmbyer një person, që dyshohet se është nipi i tyre.
Të dhënat paraprake flasin për një pengmarrje të ardhur për shkak të një shume parash të huazuara që janë bërë objekt konflikti dhe gjaknxehtësie.
a.b/NOA Vijon...