English

Atë e bir pengmarrës, e rrëmbyen 30-vjeçarin me pistoletë

Kurbin, 26 Maj 2010 NOA Update – Vazhdon ende në mister, pengmarrja e dyshuar e mbrëmjes së sotme me pikënisje në qytetin e Laçit në Kurbin dhe vijim deri në zonën e Pukës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Mësohet se deri para disa minutash, Mark Nikolli., rreth 50 vjeç dhe djali i tij rreth 30 vjeçar, janë identifikuar nga policia si autorë të ngjarjes.

Ata akuzohen se morën peng 29-vjeçarin Ndoc Ndoi, kushëriri i tyre, mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit në një kafene atje ku edhe nisi sherri.

Të dhënat paraprake flasin për një pengmarrje të ardhur për shkak të një shume parash të huazuara që janë bërë objekt konflikti dhe gjaknxehtësie.

Kërkimet po vazhdojnë në zonën malore të Pukës, ku dyshohet të ketë shkuar automjeti që mban në bord Mark Nikollin dhe të birin. Por me ta është dhe Ndoc Ndoi i cili vuan rrëmbimin nga daja i tij.

a.b/NOA Vijon...

KOMENTE