Bruksel, 26 Maj, NOA – Bankat në Bashkimin Evropian do të taksohen me një tarifë të veçantë, një vendim ky i marrë nga komisioni për Tregun e Brendshëm.
Një lajm të tillë e ka bërë me dijeni vetë komisioneri i BE-së, Michel Barnier, sipas të cilit, në selinë e BE-së po thuren planet për një taksë mbi propozimin e mbështetur nga kancelari britanik, George Osborne.
Në fakt koalicioni qeverisës në Britani ka thënë se mund të ketë dy taksa të reja mbi bankat; njëra mbi huatë dhe tjetra mbi fitimet.
Ndërkaq, grupi tjetër që e kundërshton këtë, pohon se taksa re që përgatitet për të gjitha bankat në Evropë, presupozohet të vihet vetëm mbi të ardhurat e tyre.
n.e/NOA