English

BERZH, Peter Sanfi: Kriza greke, jo me pasoja serioze për Shqipërinë

Uashington, 26 Maj, NOA -Kriza greke vazhdon të sjellë pasiguri në tregjet financiare botërore, të cilat nuk janë ende të sigurta për efektshmërinë e masave të marra nga qeveria e Athinës.

Një ekonomist i lartë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, nuk pret që efektet e kësaj krize në ekonominë shqiptare të jenë serioze, megjithëse rritja ekonomike sipas BERZH-it këtë vit për Shqipërinë do të jetë 1.4 përqind.

Peter Sanfi thotë se ruajtja e qëndrueshmërisë makro-ekonomike, mbajtja nën kontroll e inflacionit dhe e defiçitit fiskal janë më të rëndësishëm sesa koha e shitjes së eurobondeve nga qeveria shqiptare.

Zoti Sanfi, çfarë ndikimi do të ketë krizë financiare greke për Shqipërinë?

Greqia është një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ka lidhje të forta mes të dy vendeve, lidhje tregëtare, investime. Shumë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe dërgojnë të ardhura për familjet e tyre në Shqipëri dhe këto janë një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare. Kështu që padyshim që çdo vështirësi që shfaqen në Greqi do të sjellin efekte në ekonominë shqiptare. Megjithatë kjo situatë po ndryshon me shpejtësi dhe do të na duhet të shohim si do të zhvillohet situata në Greqi dhe sa të efektshme do të jenë masat që janë marrë. Shqipëria ka demonstruar elasticitet përgjatë krizës globale financiare dhe ne presim që ajo të demonstrojë të njëjtën gjë ndaj situatës në Greqi. Pra do të ketë efekte por jo shumë serioze.

Zyrtarët shqiptarë besojnë se kriza greke nuk do të ketë efekte në ekonominë shqiptare. Bankat greke që operojnë në Shqipëri thonë ata, kanë kapital të qëndrueshëm dhe nuk kanë varësi tek bankat qëndrore. A mendoni se është kjo gjendja?

Kjo ndoshta është e vërtetë. Sistemi bankar në përgjithësi në Shqipëri, ku përfshihen edhe bankat greke është fitimprurës, i kapitalizuar mirë, me shumë likuiditet dhe operon në një treg që është nga pikëpamja financiare ende në zhvillim. Gjatë viteve në vazhdim do të shohim zhvillim të mëtejshëm të tregjeve financiare në Shqipëri dhe jam i sigurtë që bankat greke në Shqipëri do të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Për të theksuar atë që thashë më parë do të ketë efekte anësore por Shqipëria ka treguar elasticitet gjatë krizave të kaluara dhe kjo është e vërtetë për sektorin banker dhe mbarë ekonominë.

BERZH-i ka investuar në të paktën dy banka shqiptare. Si po ecin huatë e dhëna nga këto banka?

Ka patur një rritje të vogël në huatë e papaguara por në përgjithësi këto banka po performojnë mirë, ishin fitimprurëse edhe në 2009 që ishte një vit i vështirë për të gjithë. Ne po punojmë me ta dhe po monitorojmë situatën. Deri tani ato i kanë rezistuar mire krizës.

Duket se Shqipëria po vonon planet për të ofruar Eurobonde me maturim tre deri në pesë vjetë për shkak të alarmit të shkaktuar nga kriza greke. Parlamenti shqiptar miratoi rritjen e interest të Eurobondeve nga 7,5 në 8 presje 5. A mendoni se Shqipëria do të mund të realizojë planet e saj dhe a janë eurobondet të nevojshme për qeverinë shqiptare në këtë fazë?

Është shumë e vështirë të parashikosh dhe të thuash se cila do të jetë koha më e mire. Jemi në kohën kur ka luhatje të mëdha në treg. Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë është më shumë sesa shitja e eurobondeve – është e rëndësishme të ruhet stabiliteti makroekonomik, mbajtja nën kontroll e inflacionit, menaxhimi i defiçitit fiskal. Këto janë parametrat e rëndësishëm ku duhet të përqëndrohet qeveria.

Si do të ndikojë rritja e kostove të huasë së qeverisë shqiptare tek bizneset? A do të ngrejë BERZHi interest për huatë që u jep bizneseve shqiptare?

Sigurisht që çdo rritje kostoje në borxhin e qeverisë mund të ketë efekt në huatë për sektorin privat dhe kjo do ta bënte situatën pak të vështirë për bizneset private. Përsa i përket huave të BERZH-it ato janë të përcaktuara për një kohë të gjatë kështu që ne nuk reagojmë në të njëjtën mënyrë si bankat komerciale. Ne jemi investitorë aty për një periudhë afatgjatë. Kur bëhet fjalë për huatë e bizneseve private ne operojmë si bankat komerciale, pra marrim parasysh rreziqet për të vendosur çmimin. Por nuk mund të them për momentin sesi do të ndikojë situata që ju përmendët në normat e interest. Kjo do të varet nga projektet, në vlerën kredituese të klientit.

Me çfarë rreziqesh përballet ekonomia shqiptare në këtë faze?

Ka sigurisht reziqe por edhe mundësi të reja. Duhet të kemi parasysh se Shqipëria ka patur për më shumë se një dekadë rritje të shpejtë ekonomike të cilat janë ulur gjatë krizave të fundit por që mbeten positive. Por është ende një ekonomi që i duhet të arrijë nivelet e jetesës të vendeve që janë në Bashkimin Evropian. Rreziqet janë të njëjta me ato të vendeve të tjera të rajonit –kriza globale ende nuk ka përfunduar dhe kjo sjell vonesa në kthimin në nivelet e rritjes së shpejtë.

Çfarë e bën ekonominë shqiptare kaq elastike për të përballuar krizat si atë globale financiare apo këtë tani në Greqi. Ju duket të jeni optimist për ekonominë shqiptare.

Është pyetje me vend. Nuk ka vetëm një factor që mund të theksosh por janë disa. Do të veçoja faktin se Shqipëria është më pak e integruar në ekonominë globale sesa vendet e tjera të rajonit. Mjafton të shohësh treguesit e eksporteve dhe importeve në raport me GDP-në, që janë më të ulta sesa vendet e tjera në rajon. Pra kur ka krizë globale Shqipëria është pak më e mbrojtur. Kam qënë në Shqipëri disa here dhe gjithmonë më ka habitur shpirti i fuqishëm i afarizmit që ekziston atje. Ekonomia është e dominuar nga firma të vogla që mund të gjejnë mënyra për të përballuar vështirësitë dhe problemet që mund të dalin.

FMN-ja pret që rritja ekonomike për 2010 do të jetë 2 apo 2 presje 5 përqind. Çfarë prisni ju për 2010-ën?

Ne gjithashtu presim rritje positive këtë vit. Publikuam parashikimet tona në takimin vjetor të BERZH-it dhe presim një ulje të rritjes ekonomike në Shqipëri këtë vit. Parashikimi ynë është 1,4% dhe kjo reflekton disa nga shifrat që kemi parë në Shqipëri gjatë tremujorit të pare. Pra rritja është ende positive, mbi mesataren e vendeve të Evropës juglindore por sigurisht është më poshtë nga ajo sa mund të arrijë Shqipëria në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë. Në 2011 presim që rritja të jetë mbi 3 përqind

Gjatë viteve, Shqipëria është menazhuar pa plane për të krijuar një avantazh konkurrues afatgjatë në një industry specifike. Si mund ta ndihmojë BERZH-i Shqipërinë me iniciativa që do të sillnin rritje dhe një ekonomi të pavarur?

Ka shumë mënyra që BERZHi mund të ndihmojë. Ne kemi qënë në Shqipëri për shumë vite dhe kemi një portofol të pasur investimesh dhe po kërkojmë aktivisht për investime të reja për ta ndihmuar ekonominë. BERZHi operon në shumicën e sektorëve të ekonomisë shqiptare. Ne po e ndihmojmë Shqipërinë përmes investimeve tona por edhe përmes dialogut me autoritetet për të përmirësuar kornizën regullatore për sektorin publik, përmirësimin e klimës për bizneset private, për përmirësimin e regulloreve të sistemit financiar në mënyrë që bankat dhe institucionet e tjera financiare të funksionojnë më me efektshmëri. Kjo është baza e strategjisë sonë për Shqipërinë. Në Shqipëri kemi patur një experiencë të suksesshme dhe duam të bëjmë akoma më shumë në të ardhmen.

VOA

KOMENTE