Tiranë, 26 maj, NOA – “Zgjidhja për situatën politike në Shqipëri duhet të bëhet në respektim të Kushtetutës dhe të transparencës”. Kjo është deklarata që ka bërë sot Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Bernd Borchardt
Në një deklaratë dhënë mediave, Bochard ka shprehur shqetësimin e vendeve të Bashkimit Europian për zhvillimet në Shqipëri. “BE pret një zgjidhje të situatës politike në vend”, u shpreh diplomati gjerman.
Borchardt ka shtuar se zgjidhja e situatës duhet të vij nga palët. Deklarata e ambasadorit gjerman bëhet vetëm pak orë papara se në Tiranë të mbrrijnë ekspertët e Bashkimit Europian që do të ndjekin nga afër negociatat dhe do të përcaktojnë detajet teknike në lidhje me çështjen e hapjes së kutive të votimit.
m.xh/NOA