English

Bruksel - Barroso: Zgjerimi I Be-Së Drejt Ballkanit Nuk Duhet Të Ndërpritet

BRUKSEL, 26 maj /ATSH-MIA/ - Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso deklaroi sot se kriza aktuale me të cilën ballafaqohet Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë justifikim për ndërprerjen e zgjerimit dhe theksoi se edhe vendet ballkanike duhet t'i bashkangjiten familjes evropiane. "Kriza aktuale nuk mund të jetë arsyetim për ndërprerjen e përpjekjeve tona në bashkimin e familjes evropiane, para se gjithash, i vendeve ballkanike", tha Barroso në konferencën e shtypit pas takimit me kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme. Barroso reagoi për paralajmërimet se për shkak të krizës zgjerimi do të ndërpritet dhe se Kroacia mund të bëhet anëtare e BE-së në vitet e ardhshme, për dallim nga kandidatet e tjera, theksojnë agjencitë. Sipas Barrosos, BE-ja do të vazhdojë me zgjerimin, për arsye se ekzistojnë kritere objektive, të cilat disa vende të caktuara i bëjnë kandidate të pranueshme për anëtarësim. "I përkrahim këto vende në rrugën e tyre drejt BE-së. E analizojmë procesin mbi bazën e kritereve objektive", tha ai./ a.jor.
KOMENTE