English

Cvetkoviç: Serbia po e kërkon Mlladiçin, edhe pse i shpallur si i vdekur

Beograd, 26 Maj, NOA - Serbia vazhdon ta kërkojë të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç, edhe nëse ai është shpallur juridikisht i vdekur, siç pretendon familja e tij.

Kështu është shprehur kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç, në një konferencë për shtyp në Lubjanë, ku gjendet për vizitë.

Reagimi i tij mbërriti një ditë pasi një gazetë serbe raportoi se avokatët e familjes Mlladiç po e përgatisin kërkesën për gjykatat e Serbisë, për ta deklaruar atë të vdekur.

Kjo në bazë të fakteve se ai ishte dobët me shëndet dhe se nuk është parë për vite me radhë. Ratko Mlladiç, ish-komandant ushtarak i serbëve të Bosnjës, gjatë luftës në periudhën 1992-1995, ishte në ikje prej se u akuzua për gjenocid nga Gjykata e Hagës për krime të luftës, në vitin 1995.

n.e/NOA

KOMENTE