Durrës, 26 Maj, NOA – Një ish-bashkëshort që rreh gruan e tij dhe një nënë që rreh fëmijët e saj; janë denoncimet më të fundit për ushtrimin e dhunës që kanë mbërritur pranë policisë së Durrësit.
Të dyja rastet konfirmohen nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i pari i përket një gruaje e cila ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike në mënyrë sistematike ndaj saj.
Mësohet se e lënduara mban inicialet F.Rr., është 54-vjeç dhe është banuese në Fermën e Xhafzotajt në Durrës.
Ndërsa burri prej të cilit ajo tashmë rezulton si e divorcuar mban incialet F.L. dhe është 52-vjeç, edhe ky banues në Xhafzotaj.
Kurse denoncimi i dytë është kryer prej 35-vjeçarit me inicialet M.K., lindur dhe banues në Fushë-Krujë, i cili pretendon se bashkëshortja e tij, me inicialet K.K., në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike tek fëmijët e tyre.
a.y/NOA