English

Durrës: Kushte Të Mira Moti Dhe Det I Qetë

URRËS, 26 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotërojë moti i mirë, ndërsa kushtet detare të favorshme mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve. Burime zyrtare nga kapiteneria e portit bënë të ditur se tre tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, po ankorohen njeri pas tjetrit në kalatat përkatëse, ndërsa paradite drejt Barit do të niset katamarani me udhëtarë dhe autovetura. Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontejnerë ka vijuar pa probleme edhe gjatë natës së kaluar, shtuan burimet e kapitenerisë. Falë kushteve të mira detare të ditëve të fundit, që nga mëngjesi i së hënës në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri, qëndrojnë në gjueti mbi 35 motopeshkatore të sektorit të peshkimit në portin e Durrësit. Era sot do të vazhdojë të fryjë e lehtë nga perëndimi, duke ndikuar në qëndrueshmërinë e motit të mire, ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë në kuotat e tyre mesatare të stinës, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit./s.s./
KOMENTE