English

Ekon - Francë - Ocde: Nuk Ekziston Asnjë Rrezik Për Recesion Të Dyfishtë Në Zonën Euro

PARIS, 26 maj /ATSH-AFP/ - Shefi i Ekonomisë së OCDE-së, Pier Carlo Padoan konfirmoi në një intervistë për gazetën ''Figaro Economie'' se nuk ekziston asnjë rrezik për një recesion të dyfishtë në zonën euro. "Nuk ekziston asnjë rrezik për recesion të dyfishtë në zonën euro, por shtetet duhet të ndërmarrin reforma strukturore për përmirësimin e produktivitetit të tyre'', deklaroi ai. Megjithatë ai pranoi se Evropa do të përballet me një rritje ekonomike më të dobët se SHBA-ja. I pyetur për paqendrueshmërinë e euros, shefi i Ekonomisë së OCDE-së, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik theksoi se ''paqendrueshmëria përbën gjithmonë një problem më vete, por nuk është thelbësore për euron në këtë moment''. "Një euro e dobësuar për një kohë të gjatë është një lajm i mirë për ekonominë. Kjo do të favorizojë eksportet jashtë zonës euro'', shtoi ai./ /ec/
KOMENTE