Ekon - Merkel: Do Të Mbrojmë Me Gjithë Forcat Tona Një Euro Të Fortë
XHEDAH, 26 maj /ATSH-AFP/ - Gjermania do ta "mbrojë me të gjitha forcat e saj'' euron që të jetë e fuqishme, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel në Xhedah, rajon perëndimor i Arabisë Saudite.
"Dua të qartësoj faktin se Gjermania, duke qenë se është eksportuesja dhe ekonomia më e madhe e BE-së, ka përfitime të mëdha nga përdorimi i euros për të qëndruar pa vepruar. Për këtë arsye nuk do të lejojmë dhe do të punojmë për një euro të fortë me të gjitha forcat tona", u shpreh prerë kancelarja, gjatë një tryeze bisedimesh në Dhomën e Tregtisë në Xhedah.
Merkel gjithashtu ripërsëriti se sfida kryesore mbetet reduktimi i diferencave në "konkurrencën mes vendeve të BE-së, kryesisht atyre që janë pjesë e zonës euro".
Kjo duhet arritur duke ushtruar presion mbi vendeve fuqishme jo mbi ato jo shumë të fuqishme", përfundoi ajo.
Gjermania është kritikuar nga shumë përgjegjës politikës evropiane lidhur me kontributin e saj për zgjidhjen e krizës së euros.
Dje, gjatë një interviste për të përditshmen ''Frankfurter Allgemeine Zeitung'' (FAZ), presidenti i Komision Evropian akuzoi Gjermaninë se e ka mbrojtur shumë pak euron kohët e fundit dhe vuri përballë ndihmë për Greqinë hezitimet gjermane./
/i.p/ a.jor.