Bruksel, 26 Maj, NOA – “Askush nuk i tha qytetarit të thjeshtë se futja e monedhës së përbashkët euro, nuk ka synim vetëm të lehtësojë jetën në udhëtime e biznes, por sot njerëzit konstatojnë se çfarë do të thotë një fat i përbashkët monetar”.
Kështu shprehet në lidhje me krizën që ka kapur tregun e monedhës së përbashkët në shumë vende të Bashkimit Evropian, presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy.
Sipas tij, njerëzit kanë nisur të vënë re se euro ndikon në pensionet, në kursimet, në vendet e tyre të punës, pra gjithë jetën e tyre të përditshme dhe prandaj, janë shumë të ndjeshëm ndaj luhatjen e saj.
Ndërsa komisionari evropian për Çështjet Ekonomike, Olli Rehn, tërheq vëmendjen për nevojën e investimeve para së gjithash në sektorin e arsimit, në sektorin e shërbimeve dhe në shndërrimin ekologjik të ekonomisë, të cilat sipas tij do të sillnin një rimëkëmbje të monedhës evropiane.
n.e/NOA