English

Ekspertët e BE, takojnë kryeministrin Berisha

Tiranë, 26 Maj, NOA – Ekspertët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë mbërritur në vend për të negociuar mes palëve politike për zgjidhjen e ngërçit politik, kanë mbërritur në zyrat e Kryeministrisë dhe janë duke zhvilluar aktualisht një takim me kreun e qeverisë, Sali Berisha.

Ata kanë mbërritur sot në Tiranë për të diskutuar me palën shqiptare nga afër mbi rrugët mbi mundësinë e hapjes së kutive apo fletëve të votimit, pas takimit që u zhvillua në Strasburg mes dy liderëve politikë shqiptarë dhe përfaqësuesve të lartë evropianë.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian u ka vënë një afat dy-javor krerëve të politikës shqiptare për të gjetur rrugëdaljen nga kriza politike.

Në grupin e ekspertëve që viziton Shqipërinë, bëhet me dijeni se ka përfaqësues edhe nga Komisioni i Venecias, i cili do të njihet njëkohësisht me ligjet shqiptare, kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për mundësinë e hapjes së kutive.

n.e/NOA

KOMENTE