Elbasan: Ambasadori Palestinez Bashkebisedon Me Studentë Të Universitetit
ELBASAN, 26 Maj ATSH-Miranda Sadiku/- Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Mohamad Tarshahani zhvilloi të mërkurën një bashkëbisedim me studentë të fakultetit të "Shkencave Humane" dhe pedagogë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", në qytetin e Elbasanit.
Pasi foli për historinë e shtetit të Palestinës, ambasadori u ndal tek faktin se problemi palestinez ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është zgjidhja paqësore nëpërmjet faktorit ndërkombëtar dhe nënvizoi respektimin e marrëveshjes së Oslos të vitit 1993, që shërbeu si bazë për ngritjen e shtetit palestinez në vitin 1999.
"Vendet arabe kanë miqësi të vjetër e tradicionale me popullin shqiptar dhe Palestina është një shembull i kësaj miqësie. Në këtë kuadër erdhi dhe kjo veprimtari, ku studentët e universitetit të njihen më nga afër me historinë e shtetit palestinez", tha në fjalën e tij ambasadori palestinez.
Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi dhe binjakëzimi i Universitetit të Elbasanit me simotrat në Palestinë, njohja e historisë dhe çështjes Palestineze si dhe lobingu i shteteve arabe, ku Palestina ka influencë në njohjen e pavarësisë së Kosovës./ch/