Prishtinë, 26 Maj, NOA – Forcat e policisë së Kosovës kanë mundur të arrestojnë edhe personin e gjashtë, të përfshirë në ngjarjen e falsifikimit të 130 mijë eurove, për të cilën disa ditë më parë u arrestuan pesë persona të tjerë.
Përmes rrugëve operative, policia kishte marrë informata edhe për një të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parave”, emri i të cilit mban inicialet B.SH, lindur në Sllatinë të Prishtinës.
Pak ditë më parë, Në një operacion të gjerë policor, të zhvilluar në Gjakovë dhe Mitrovicë, u arrestuan pesë të dyshuar si dhe janë konfiskuar mbi 130 mijë euro me dyshimin si të falsifikuara.
Tre të ndaluarit e parë u kapën në Gjakovë, ku te njëri nga të dyshuarit, policia ka gjetur edhe një armë “Zastava Ekol Tuna” me dy karikatorë dhe tre fishekë të kalibrit 8 mm.
Ndërkaq, në Mitrovicë u arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë.
n.e/NOA