English

Eventet, përmbyllet seminari për marketingu turistik dhe territorial

Tiranë, 26 Maj, NOA – Në kuadrin e edicionit të tretë të Festivalit Italian në Shqipëri, zhvillohet nesër në Tiranë pranë Pallatit të Kulturës seminari i përmbylljes së kursit të formimit “Marketingu turistik, territorial dhe teknikat e menaxhimit”.

Nëpërmjet pranisë së ekspertëve italianë të sektorit, u trajtuan për dy ditë tematikat mbi marketingun turistik, territorial dhe teknikat e menaxhimit, drejtuar funksionarëve të administratës publike e Dhomave të Tregtisë, si edhe sipërmarrësve privatë të sektorit.

Ndër të regjistruarit e shumtë në këtë kurs, mbi 70 të pranishëm edhe përfaqësues të bashkive të Tiranës, Durrësit, Pogradecit, Vlorës, Orikumit, Përmetit, Korçës, Shkodrës e Elbasanit, si edhe përfaqësues të bizneseve të sektorit.

Seminari "Studime Projektimi, Rikualifikimi dhe Zhvillimi i Strukturave Turistike" realizohet në kuadrin e ligjit 84/2001 “Formimi dhe Asistenca Teknike e Administratave Publike të Ballkanit në sektorin e ndërkombëtarizimit të Shoqërive të Vogla e të Mesme”.

Qëllimi i nismës, e cila u zhvillua në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si edhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, është krijimi i figurave profesionale për të mundësuar promovimin e turizmit të qëndrueshëm nëpërmjet analizimit, vlerësimit të territorit e kapaciteteve ekzistuese, si edhe përmirësimit të standardeve të akomodimit turistik vendas.

n.e/NOA

KOMENTE