English

Franca Lobon Për Njohjen E Kosovës Nga Vendet Afrikane

- Sipas gazetës serbe ''Veçernje novosti'' - BEOGRAD, 26 maj /ATSH-MIA/ - Në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Franca ka nisur lobimin për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, shkruante sot gazeta serbe "Veçernje novosti". Gazeta shton se ''nga burime diplomatike të mirinformuara Parisi po përpiqet që në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë Francë-Afrikë në Nisë, në qershor, të diskutohet edhe çështja e njohjeve të reja të Kosovës''. ''Mësohet se Parisi do të ftojë ministrin e Jashtëm të Kosovës Hysenin apo Sejdiun ose Thaçin, gjë për të cilën po insiston ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner'', thotë gazeta. Prej 42 vendeve afrikane, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 11. Franca po lobon te mbi 18 vende siç janë Madagaskari, Mozambiku, Burundi, Benini dhe Bregu i Fildishtë. ''Njëkohësisht Arabia Saudite po vepron në drejtim të Organizatës së Konferencës Islamike, Britania në drejtim të vendeve karaibe, kurse SHBA drejt vendeve të Amerikës Latine'', shkruan mes të tjerash gazeta serbe ''Veçernje novosti''./ a.jor.
KOMENTE