English

Fullani: Norma Baze E Interesit Nuk Ndryshon

TIRANE, 26 Maj/ATSH/- E.Xhajanka/-Këshilli mbikëqyrës i Bankës se Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në masën 5.25%, deklaroi sot, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjatë një konferencë për shtyp, Fullani tha se, "zhvillimet e fundit tregojnë se ekonomia po ecën në mënyrë të ngadaltë". Sipas tij, "në këto muaj të parë është konstatuar një tkurrje e investimeve private, ndërkohë që kredidhënia mbetet e orientuar drejt bizneseve, pasi kërkesa nga individët është tkurrur për 5 muaj radhazi". Kreu i Bankës se Shqipërisë bëri thirrje për konsolidim të financave publike, pasi në terma afatgjatë, ky mbetet problemi kryesor për ekonominë. /a.m//n.m/
KOMENTE