English

Gjermani - Rritet Niveli I Alarmit Pas Përmbytjeve Në Poloni

BERLIN, 26 maj /ATSH-AFP/ - Niveli i alarmit u rrit sot në rajonin gjerman të Brandeburgut, në kufirin polak, ku niveli i ujrave të lumit Oder u rrit më shpejt nga sa ishte parashikuar, theksuan autoritetet. Gjendja e alarmit kaloi nga niveli një në nivelet dy dhe tre në disa komuna gjermane për shkak të përmbytjeve që kanë shkatërruar Poloninë fqinje që prej nëntë ditësh, sipas qendrës së parandalimit të përmbytjeve në Frankfurt. Përmbytjet në Poloni si pasojë e vërshimeve të lumenjve Vistula dhe Older, kanë shkaktuar të paktën 15 të vdekur. Qindra mijëra hektarë janë përmbytur nga vërshimi i lumenjve Vistula dhe Oder. Disa diga janë çarë tashmë sidomos pranë Sandomierzit (në juglindje) dhe Plock-ut (në qendër), duke shkaktuar përmbytjen e disa lokaliteteve./ /ec/
KOMENTE