English

Gjirokastër: Gjendet I Vetvaruar Një 41 Vjeçar Nga Kuçova

GJIROKASTËR, 26 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Një 41 vjeçar nga Kuçova është gjetur sot i vetvarur në fshatin Grapsh, rreth 15 km larg Gjirokastrës, bëri të ditur për ATSH-në policia lokale. Të njëjtat burime pohuar "se viktima quhet Arben Demaj, çoban, i punësuar prej 10 dhjetë vjetësh në zonën e Dropullit". Trupi i pajetë, tha policia lokale, është identifikuar nga banorët e fshatit. "Në trupin e viktimës nuk u gjetën shenja dhune. Mendojmë se 41 vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme", pohuan burimet zytare. Ky është rasti i tretë gjatë këtij viti në qarkun e Gjirokastrës, që një shtetas i jep fund jetës duke u vetflijuar./ch/
KOMENTE