English

Gjykata E Larte Lë Në Burg Nehat Kullën

TIRANE, 26 Maj/-Gjykata e Lartë la sot në fuqi vendimin për dënimin me 20 vjet heqje lirie të Nehat Kullës me akuzën e vrasjes në vitin 1998. Vendimi u morr sot nga Kolegji Penal i Gjykates së Lartë pas shqyrtimit të kërkesës së të pandehurit Kulla, i cili përmes një rekursi të bërë, kërkonte pushimin e çështjes penale ndaj tij. Nehat Kulla është dënuar disa vite më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas ajo e Apelit në Durrës me 20 vjet burg për vrasjen me armë zjarri të Halim Gjuzit, ish-shoferin e ish -ministrit të rendit, Halit Shamata, 12 vjet më parë. Ngjarja, sipas prokurorisë ndodhi në vitin 1998 në zonën e Golemit në Kavajë kur i pandehuri Kulla, pas një sherri qëlloi me armë zjarri ndaj Halim Gjuzit, që ishte duke udhëtuar me një makinë dhe i shkaktoi atij vdekjen e menjëherëshme. 57-vjeçari Nehat Kulla u arrestua në vitin 2005 në banesën e tij në periferi të Tiranës në një operacion të organizuar nga forcat speciale të Policisë së Shtetit. /a.m//n.m/
KOMENTE