Halimi: Edi Rama Të Dënojë Aktin E Tom Doshit Në Kuvend
TIRANË, 26 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi i kërkoi sot, Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama të dënojë publikisht aktin e rëndë të deputetit, Tom Doshi në seancën plenare të së hënës (24 maj).
"Publiku shqiptar pati rastin të shohë dje në ekran çdo detaj të aktit të rëndë të deputetit të Partisë Socialiste, Tom Doshi, i cili të hënën në sallën e Kuvendit të Shqipërisë kërcënoi me vdekje kolegun tonë, Gent Strazimiri. Kjo transparencë e mediave për publikun duhet të kishte vlerë edhe për kryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, sepse nuk është deputet", tha Halimi.
Ai kërkoi që Rama të distancohet qartë nga një vepër e pastër penale, e kryer në prani të shumicës së deputetëve të parlamentit.
"Ne rast të kundërt, kemi të gjithë të drejtën të besojmë se Edi Rama është bashkëfajtor dhe nxitës i asaj vepre të shëmtuar ", tha Halimi.
/f.n/