Inzko: Bosnje-Hercegovina Duhet Të Vendoset Mbi Shina Nga Evropa
SARAJEVË, 26 maj /ATSH-AFP/ - Bosnje-Hercegovina, në një ngërç të rëndë politik, duhet të vendoset mbi shina nga Evropa, për të cilën aspirojnë 85 për qind e qytetarëve të saj, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Komunitetit Ndërkombëtar, Valentin Inzko, para një takimi të rëndësishëm mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.
Bosnje-Hercegovina duhet të vendoset mbi shina nga Evropa dhe ky objektiv do të figurojë në pjesën më të madhe të një takimi që do të zhvillohet më 2 qershor në Sarajevë.
Përfaqësuesit evropianë dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit perëndimor, që kërkojnë të përfshihen në Bashkimin Evropian, do të marrin pjesë në këtë takim që do të zhvillohet javën e ardhshme me iniciativë të presidencës spanjolle të BE-së.
"Gjatë katër viteve të fundit, i gjithë vendi është gjendur përballë një ngërçi të rëndë politik. Klima politike është përkeqësuar dhe drejtuesit i kanë kthyer sytë në zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara në muajin tetor'', deklaroi diplomati austriak./
/ec/ a.jor.