Izrael-Shba - Shtypi: Netanjahu Ftesë Nga Obama Për Një Vizitë Në Uashington
JERUSALEM, 26 maj /ATSH-ANSA/ - Sekretari i Përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel, në një vizitë private në Izrael, do t'i dorëzojë sot kryeministrit Benjamin Netanjahu një ftesë për një takim me presidentin Barak Obama javën e ardhshme në Uashington, shkruan sot shtypi izraelit, sipas të cilit kjo ftesë konfirmon vullnetin e Obamës për t'i dhënë fund klimës së marrëdhënieve të ngrira ndërmjet dy vendeve.
Zyra e kryeministrit konfirmoi vetëm se Rahm do të pritet sot pasdite nga Netanjahu, pa dhënë detaje të tjera për takimin. Rahm do të takohet edhe me presidentin Shimon Perez.
Kryeministri izraelit do të jetë javën e ardhshme për një vizitë zyrtare në Francë dhe Kanada dhe mendohet se prej këtej do të niset drejt Uashingtonit para se të kthehet në atdhe.
/e.v/