Izraeli: Flotilja E Paqes Drejt Rripit Të Gazës Është Një Provokim
JERUSALEM, 26 maj /ATSH-AFP/ - Flotilja e tetë anijeve të nisura drejt Rripit të Gazës për të denoncuar bllokimin izraelit kundër këtij territori palestinez është një provokim, theksoi sot një zyrtar i lartë i ushtrisë izraelite duke shtuar se ndihma humanitare në bordin e saj nuk ishte e nevojshme.
"Kjo ekspeditë drejt Rripit të Gazës është një akt provokues që nuk është i nevojshëm po të vëresh shifrat duke shtuar se situata humanitare në Rripin e Gazës është e mirë dhe e qëndrueshme'', deklaroi për shtypin koloneli Moshe Levy në pikën e kalimit Kerem Shalom, në veri të Rripit të Gazës.
"Nuk e shikoj nevojën e ndonjërës prej këtyre anijeve me këto materiale. Ne i lejojmë këto materiale në Rripin e Gazës'', shtoi shefi i misionit të lidhjes dhe koordinimit për enklavën, duke iu referuar 5 000 tonëve mallra duke përfshirë çimento, medikamente mjekësore dhe materiale shkollore, transportuar nga flotilja./
/ec/ a.jor.