English

Ja të gjitha motivet për të hequr dorë nga Facebook

SHBA, 27 Maj NOA - Tashmë për të hequr dorë nga Facebook është bërë po aq e vështirë sa për të lënë dhe duhanin. Të gjithë ata persona që dëshirojnë të bëjnë diçka të tillë po u ofrohet mundësia më datë 31 Maj 2010, kjo pasi është vendosur që do të jetë pikërisht ajo ditë ku shumë përdorues mund të fshijnë profilin e tyre nga shumë motive për të cilat ata nuk kanë mbetur të kënaqur nga ky rrjet shoqëror.

Arsyeja më e zakonshme për të cilën shumë përdorues janë ankuar është ajo e shkeljes së privatësisë së personave, ku ka qenë dhe vetë krijuesi i rrjetit shoqëror më të famshëm në botë, Mark Zuckerberg i cili ka pranuar se një gjë e tillë nuk është programuar në mënyrën më të mirë.

Tashmë janë listuar dhe motivet të cilat konsiderohet si më kryesoret për personat që kërkojnë të heqin dorë nga përdorimi i Facebook.

1. Privatësia dhe serioziteti i saj. Kështu me sa duket të dhënat e personave dhe privatësia jonë për tu parë në këtë rrjet shoqëror është tepër e lehtë dhe serioziteti i saj duket se nuk është tepër bindës për përdoruesit.

2. Një botë virtuale, jo e jona. Si shembull mund të merren fotot dhe videot të cilat ne i postojmë. Në fillim krijohet një përshtypje se ato janë të vizualizuara vetëm për personat që i postojnë por, në fakt kur një gjë e tillë zbatohet atëherë ajo bëhet dhe pronë e Facebook, ku e vetmja mundësi që diçka e tillë të mos ndodhë është fshirja e tyre nga vetë ne.

3. Thashethemet e pandalshme. Në qoftë se dikush komenton në profilin e një personi tjetër atëherë diçka e tillë shihet nga të gjithë dhe kjo nuk ndalon që dhe të tjerët të lënë komentin e tyre. Kështu thashethemet nuk kanë të mbaruar dhe gjithashtu janë të pandalshme.

4. Miqtë tradhtarë. Dhe ky motiv ka të bëjë me privatësinë ku në qoftë se një përdorues publikon një foto atëherë ajo do të mund të shihet dhe nga një mik i tij në Facebook dhe të bëhet pronë e tij. Kjo privatësi duhet të ishte e limituar sipas dëshirës së personit që e ka publikuar atë. Kjo pasi në qoftë se diçka e tillë ndodh atëherë dhe një person tjetër mund të etiketohet në atë foto dhe merr të drejtën për ta stampuar atë.

5. Të dhënat që merr motori i kërkimit të faqes. Edhe ky është një motiv i cili nuk pëlqehet nga përdoruesit e kësaj faqeje pasi kjo bënë të mundur që si emri ashtu dhe foto e profilit tonë regjistrohet në të dhënat e motorëve të kërkimit të Facebook dhe ruhen. Krahas saj janë dhe lista e shokëve tanë e cila mbetet e regjistruar në të.

Pak javë më parë, Unioni Evropian u shpreh kundër Facebook dhe kjo në lidhje me faktin e privatësisë dhe të nxjerrjes së të dhënave të personave të cilët janë përdorues të tij ku kjo pa asnjë konsensus.

Kjo protestë e UE erdhi nëpërmjet një letre në të cilën shkruheshin arsyet e kësaj mosmarrëveshjeje në lidhje me privatësinë e personave.

Sipas ekspertëve, Facebook nxjerr të dhënat e personave në profilin e tyre ku mund të shihen nga të gjithë ndërkohë që në bazë të një konsensusi ato nuk duhet të ishin të tilla.

Më herët, ishin autoritetet franceze ato që kërkuan survejim të festave të lajmëruara në Facebook.

r.b/NOA

Lexoni akoma: Facebook, sukses dhe polemika të shumta

KOMENTE