English

Kosove - Zv/Kryeministri Hajredin Kuçi Priti Ambasadorin Herbert Salber

PRISHTINE, 26 Maj/ATSH-B.Jashari/. - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti sot në një takim ambasadorin Herbert Salber, drejtor i Qendrës se OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve me seli në Vjenë dhe Werner Almhofer, ambasador i OSBE-së në Prishtinë. Gjate takimit, zv/kryeministri Kuçi falënderoi ambasadoret për bashkëpunimin e OSBE me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Z. Kuçi me këtë rast theksoi kontributin e madh që misioni i OSBE-së ka dhënë më herët dhe aktualisht po e jep në Republikën e Kosovës, duke premtuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në takim është vlerësuar angazhimi i OSBE-së në fushën e demokratizimit të shoqërisë, të drejtave të njeriut, ligjit dhe rendit dhe në fushat tjera që OSBE së bashku me aktorët lokale dhe ndërkombëtare, është duke punuar. Ambasadoret Herbert Salber dhe Werner Almhofer falënderuan Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim dhe premtuan vazhdimin e mbështetjes për institucionet e Kosovës. /a.ke/
KOMENTE