English

Kriza/ Greqi - Manifestime Dhe Greva Të Reja Për Reformën E Pensioneve

ATHINË, 26 maj /ATSH-ANSA/ - Sindikatat greke kanë planifikuar manifestime të reja për javën e ardhshme dhe po përgatiten për një tjetër grevë të përgjithshme kundër reformës së pensioneve, ndërsa qeveria lëshon sinjale konfuze për përmbajtjen e projektligjit ad hoc dhe marrëveshjeve me BE-në dhe FMN-në. Sindikata komuniste Pame ka planifikuar një manifestim më datë një qershor, ndërsa konfederatat e sektorit privat Gsee dhe ajo e sektorit publik Adedy kanë njoftuar se do të zhvillojnë manifestime më datë pesë qershor. Gsee, Adedy dhe Pame, sipas burimeve të ANSA, janë gati të shpallin edhe një greve të re të përgjithshme ditën kur projektligji për pensionet do të diskutohet në parlament. Presidenti i Gsee-së, Yannis Panagopoulos, deklaroi se gjatë një mbledhje të nesërme të ekzekutivit sindikalist, ai do të propozojë të mos marrë pjesë në një takim të kërkuar nga ministri i Punës Andreas Loverdos, me të cilin duhet të diskutojë për reformën e pensioneve. /e.v/
KOMENTE