English

Kundër Trafikikimit Të Fëmijëve, Tani Edhe Nje Grant Amerikan

TIRANË, 26 Maj /ATSH / - "Të Gjithë Tani! Kundër trafikimit të fëmijëve", është granti i Departamentit të Shtetit Amerikan, që u paraqit sot nga "World Vizion" në ambientet e Sky Tower për një projekt për përqasjet dhe aktivitetet që do të zbatohen në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, që synon të asistojë dhe fuqizojë qeverinë në luftën kundër trafikimit të fëmijëve. Në këtë paraqitje morën pjesë zv.ministret e Brendshme, Iva Zajmi, e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Filloreta Kodra, Michael Gray, përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, përfaqësues të organizatave/agjencive ndërkombëtare si; "International Organization for Migration - IOM, Terre Des Hommes, Save the Children dhe koalicioni Bashkë Kundër Trafikimit të Fëmijëve në Shqipëri - BKTF. Objektivat e projektit fokusohen në dy komponentë kryesorë të luftës antitrafik: mbrojtja dhe parandalimi dhe pritet të mundësohet shtrirja e sistemit të mbrojtjes deri në nivel lokal nëpërmjet ngritjes së grupeve mbrojtës së fëmijëve me bazë komunitare. Në Tiranë dhe Shkodër do të pilotohen disa modele të sistemit të mbrojtjes me baze komunitare si gjenerimi i të ardhurave të familjes, prindërimi pozitiv i bazuar në vlera, menaxhimi rasteve specifike dhe të rinjtë për të rinjtë. Projekti do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me strukturat lokale dhe kombëtare dhe organizatat që operojnë në fushën kundër trafikimit të fëmijëve. "World Vision", një organizatë e krishterë, humanitare, zhvillimi dhe advokacie, themeluar në vitin 1950, punon në 100 vende të botës për të krijuar ndryshime të qëndrueshme në jetën e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve që jetojnë në varfëri, pavarësisht nga raca, gjinia, prejardhja etnike, bindja politike dhe besimi fetar i komunitetit. World Vision e filloi punën në Shqipëri në prill të vitit 1999, në përgjigje të krizës kosovare dhe sot vepron me 10 programe zonale zhvillimi: dy në rrethin e Elbasanit dhe nga një program në rrethet e Vlorës, Lezhës, Kurbinit, Librazhdit Tiranës dhe Shkodrës. "World Vizion" me projektin për mbrojtjen e fëmijëve punon pranë komuniteteve për të siguruar ambjente mbrojtëse për fëmijët nga dhuna, abuzimi,diskriminimi, duke respektuar të drejtat e tyre. World Vision veç bashkëpunimit me pushtetin qendror dhe lokal, grupet komunitare, fëmijët, OJF-të për të siguruar zbatimin e praktikave më të mira në këtë fushë është pjesë aktive e koalicionit të BKTF-së, ku aktualisht mban dhe presidencën e tij./n.m/
KOMENTE