English

Kushtetuesja kërkon ndryshime ligjore për skemën e rotacionit të anëtarëve

Tiranë, 26 Maj 2010 NOA - Rotacioni me 6 gjyqtare te Gjykates kushtetuese është antikushtetues, ndaj nevojitet ndërhyrja e legjislativit. Konstatimi vjen nga drejtoresha e marrëdhënieve me publikun znj. Edlira Abazi ku ajo sqaron procedurën kushtetuese te zëvendësimit te gjyqtareve te cilëve u ka perfunduar mandati.

Abazi thotë se “ndryshimi i Gjykates kushtetuese Rrotacioni i saj me 6 anëtarë është jo kushtetues” dhe thekson: “Është detyre e legjislativit, te gjej nje mundesi ligjore per te rregulluar kete rast. Per te rregulluar kete mospërputhje kushtetuese dhe faktike, qe ne qoftese do lejohet ne kete forme, do vazhdoje te jete i tille, ne cdo kohe qe do vij. Pra ne do te kemi nje riperteritje te gjykates nje here ne tre vjet dhe nje here me Gjashte, dhe kjo gje nuk eshte normale”.

Mw tej, Abazi aqaron se “është detyrë e Legjislativit, qe te gjej nje mundesi ligjore per te rregulluar mos perputhjen ligjore me ate faktike. Kushtetuta parashikon se gjykata kushtetuese, mund te riperterihet, me 1/3 e anetareve te saj, keshtu qe tre prej antereve te gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Sokol Sadushi, jane emeruar ne kete detyre ne baze te dispozitave Kushtetuese, dhe kane patur nja mandat prej 12 vjeçar ndersa gjyqtaret e tjere jane emeruar mbeshtetur ne kushtetute dhe kane nje mandat 9-vjecar, nderkaq nje dite pas betimit te presidenti Bamir Topi, kane nisur detyren dy anetaret e rinje te kesaj Gjykate Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja”.

r.n/NOA

KOMENTE