English

Lula I Shkruan Obamës Për Rëndësinë E Marrëveshjes Me Iranin

BRAZILIA, 26 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva i shkroi homologut amerikan, Barack Obama dhe presidentëve francez dhe rus për të nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes së arritur me Iranin për një shkëmbim të lëndës djegëse bërthamore në Turqi, theksoi sot presidenca. "Presidenti Lula i dërgoi një letër presidentit Obama, të cilit iu dorëzua dje'', theksoi zëdhënësi i presidencës, Marcelo Baumbach, në një konferencë shtypi. Presidenti brazilian u dërgoi gjithashtu mesazhe presidentëve të dy shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, francezit Nicolas Sarkozy dhe atij rus Dmitri Medvedev, si dhe presidentit meksikan, Felipe Calderon dhe Bashkimit të Shteteve Amerikano-Jugore. "Këto iniciativa kërkojnë sqarimin e qëndrimit brazilian për rëndësinë dhe përfshirjen e deklaratës së Teheranit'', nënvizoi ai. Marrëveshja tripalëshe mes Iranit, Brazilit dhe Turqisë nënshkruar më 17 maj, parashikon shkëmbimin në Turqi të 1 200 kilogramëve uranium të pasuruar me 3,5 për qind kundrejt 120 kilogramë lëndë djegëse me 20 për qind të dhëna nga fuqitë e mëdha./ /ec/ a.jor.
KOMENTE