Lushnjë: Nis Festivali I V Folklorik Tipologjik Kombëtar
LUSHNJË, 26 Maj /ATSH-Rr.Isufaj/.- Festivali i V-të Folklorik Tipologjik Kombëtar, organizuar nga Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike prezantoi të martën në mbrëmje grupin etnogtrafik të Tiranës, Durrësit, Beratit, Prizrenit dhe grupin e vllehëve të Kavajës.
Ky Festival i cili do të vazhdojë për gjatë tre ditëve veç grupeve të 12 qarqeve të vendit do të prezantojë dhe grupet e shqiptarëve nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.
"Për tre netë me radhë grupet pjesëmarrëse nga vëndi dhe diaspora do të prezantojnë veshjet popullore, vallet, folklorin, trashëgimëninë e pasur të vlerave kulturore", tha kryetari i bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, në fjalën e tij përshëndetëse.
"Qyteti i Lushnjes shquhet për kulturën dhe veprimtaritë artistike si dhe për emrat e mëdhenj që i ka dhënë kulturës kombëtare, si Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Vath Koreshi , emra që janë shndërruar në legjendë," tha Sanxhaku.
"Grupet e përzgjedhura përbëhen nga interpretues, specialistë e njohës të spikatur të folklorit, dhe do të sjellin traditën kulturore shpirtërore të kombit tonë si brenda dhe jashtë hartës politike, për t'ua transmetuar brezave," tha drejtori i QKVF, Esat Ruka.
./ch/