English

Merkato e Liverpulit: Torres nuk do të largohet

Angli, 26 Maj NOA - Fernando Torres nuk do të lëvizë nga ekipi i Liverpulit dhe këtë lajm e ka pohuar vetë agjenti i lojtarit në fjalë.

Në një intervistë të dhënë për mediat britanike ai pohoi se Torres do të luajë për ekipin e Liverpulit edhe sezonin e ardhshëm.

“Për momentin mund tu siguroj tifozëve se sezonin e ardhshëm Torres do të jetë sërish pjesë e Liverpulit dhe mund të them se aktualisht Feranando është i përqendruar së tepërmi tek Botërori”, - këto ishin fjalët e agjentit të lojtarit, Jose Antonio.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Torres ndihet mjaft mirë tek kjo skuadrës dhe është tepër i lumtur për qëndrimin e tij në Angli.

r.b/NOA

KOMENTE